We deliver addictive mobile content and value added services to audiences across Europe. Get started!
![]()
Fast Europe Ventures represents UpCode Technology in Albania, Kosovo and Macedonia!

Fast Europe, Telegrafi partner on m-payments in Kosovo
![]()
FEV sjell shërbimin e ri M-Payment në Kosovë
![]()
Fast Europe Ventures and Telegrafi bring mobile payment to Kosovo and the region
![]()
'Fast Europe, Telegrafi partner on m-payments in Kosovo'
Fast Europe Ventures, Telegrafi launch mobile payment service in Kosovo
![]()
EU: Fast Europe Ventures and “Telegraf” bring mobile payment to Kosovo
![]()
Mobile Payment Service Launching in Kosovo
![]()
Mobile Money roundup, and how your phone can save you from kidnappers
Shkurt 25, 2010 - Fast Europe Ventures u be përfaqësues i UpCode teknologjisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, pas arritjes se marrëveshjes për partneritet me UPC Consulting, kompani finlandeze e bazuar ne Vaasa, e cila zhvillon dhe barte teknologjinë e programeve UpCode.
Me këtë marreveshje Fast Europe Ventures do ti ndihmoj bizneseve, kompanive reklamuese, agjensive qeveritare dhe institucioneve te ndryshme të fillojnë kampanjat e quajtura ”2D bar code” formë kjo e re e mënyres së reklamimit bashkohore.
"Marrëveshja është pjesë e strategjisë sonë të vazhduar për të rritur/optimizuar adaptimin e lehtë te konsumatorëve në përdorimin e telefonave mobil si mjet për qasje në pagesa dhe marrje te informatës më lehte dhe më shpejt. Tani me ofrimin e një produkti të ri që funksionon përmes skenimit të “bar kodeve 2D” mundësuar nga UpCode edhe rajoni i Ballkanit do të ketë mundësi të përcjell trendet e fundit të teknologjisë bashkohore" deklaroi Kushtrim Xhakli, kryeshefi ekzekutiv i Fast Europe Ventures.
Strategjia jone është gjithashtu që përmes produkteve të ofruara ta integrojmë konsumatorin nëpërmjet teknologjise 2D Code dhe të revolucionalizojmë tutje përdorimin e celularit.
UpCode operon rregullisht në shumë shtete te botës me shërbime te ndryshme:
Duke skenuar bar-codin, shërbimi ofron informata shtesë për produktet e plasuara ne treg, sistem të informimit per trafikun urban, hartat e qytetit, orarin e nisjeve, si dhe shumë sherbime qe lidhen direkt me konsumatoret. Ajo cfar duhet të bëjnë abonentët e telefonisë mobile është ta skenojne bar-codin me anë të kamerës ne celularin e tyre dhe t'i qasen të dhënave të shpejta.
Deri me tani teknologjia UpCode ka fituar çmimet:
GSMA/Mobile Monday Peer Aeard 2007
Carlifornia/USA Mobile Rules Best Mobile Enterprise Solution 2008
European Regional Champion 2008
Meqë profili për 2D bar code është i ri, në të shumtën e rasteve aplikacioni që mundëson skenimin e bar-codeve nuk është i para-instaluar në celular, dhe të gjithë konsumatorët të cilët dëshirojne ta funksionalizojne aplikacionin 2D bar code ne aparatin e tyre celular, informatat mund ti marrin ne faqen zyrtare të Fast Europe Ventures http://www.fasteurope.com/ dhe UpCode http://www.upcode.fi/
Fast Europe Ventures është duke punuar me operatorët celular që të stimulojnë këtë teknologji duke e dërguar tek konsumatorët një mesazh me linkun i cili u mundëson atyre falas te shkarkojnë aplikacionin dhe të fillojnë përdorimin e skanerit UpCode. Celularët e prodhuar në vitet e fundit posedojne aplikacionin skenues pasi qe 2D bar code është duke u standardizuar dhe përdoret ne tregun global.
Telefoni celular i cili është i pajisur me kamerë me rezolucion te qartë do të jetë ne gjendje të lexoj të gjitha tipet e bar code-ve, të vendosura në print, mediume vizive elektronike dhe ne reklamat e vendosura ne ambientet e jashtme te qytetit.
Teknologjia UpCode mund të përfshijë shumë funksione dhe të kombinoj interesat te shumëfishta. Kjo është mënyra më efektive për ti ofruar klientëve qasjen tuaj të shërbimeve dhe informacionit. Ndërkohe në tregjet tona vec ka filluar bashkëpunimi me kompanitë e marketingut, për fillimin e shërbimeve të tilla testuese.
Teknologjia UpCode mund të përdoret për: sektorët si logjistikë, edukim, pagesa, marketing, lojra, perdorim privat, përkthime, promocione, paketime, informata të integruara, sisteme intelegjente e deri tek transferi i parave. Në pergjithesi është një teknologji që mund të përfshije shumë funksione dhe të kombinoj interesat e shumëfishta, duke ofruar menyrën me efektive të bizneseve ndaj konsumatorëve.
Në përfundim, teknologjia 2D bar code është ende në rritje dhe jashtzakonisht e nevojshme per reklamuesit, marketeret dhe bizneset që dëshirojnë në mënyre efektive të shtojnë interaksionet dhe të mundësojnë tërheqjen e konsumatorëve. Kur bizneset fillojnë të adoptojnë teknologjinë UpCode të përfaqesuar nga Fast Europe Ventures, pa dyshim shumica e konsumatoreve do te kene njohuri të bollshme per bar kode dhe do të fillojnë perdorimin e tyre me shumë lehtësi.
Shtator 14, 2009 - Fast Europe Ventures dhe partnerët ftojnë të gjitha radio-stacionet e interesuara në Kosovë, te cilat kanë dëshirë të rrisin modelin e biznesit duke ofruar shërbime celulari tek dëgjuesit e tyre, që lejojnë të gjenerojnë të hyra shtesë dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme interaktive për dëgjuesit e tyre.
Fast Europe Ventures është e lidhur edhe me operatorët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe mbulon gjithë komunitetin shqipfolës në rajon me rreth 2.8 milion konsumatorë. Ne kemi shumë zgjedhje dhe shërbime të avancuara për radiot dhe agjensionet mediale, këto shërbime mund shumë lehtë të monetizohen dhe krijojnë mundësinë mediumeve për rritjen e biznesit dhe marketingut.
Korrik 1, 2009 - Ne botë ka 4 miliard telefona mobilë, por vetëm 2 miliard llogari bankare. Kjo nuk është vetëm një informatë, por, është një arsye për një alternativë të pagesës së shërbimeve përmes telefonit tuaj mobil, e lansuar sot nga kompania Fast Europe Ventures në bashkëpunim me portalin Telegrafi.com.
Ky shërbim në esencë e kthen telefonin tuaj në një mini-kredit kartë, që ju lejon të paguani për gjëra "nga celulari", duke përdorur kreditin qe keni në telefonin tuaj mobil.
Me këtë rast, portali Telegrafi ka lansuar shërbimin "Shpallje" ku në mënyrën më të shpejtë të mundshme një konsumator mund të prezantojë shpalljen, e cila do të shikohet në mënyrë instante nga mbi 80.000 vizitorë dhe konsumatorë potencialë në ditë. I tërë procesi është jashtëzakonisht i thjeshtë, i lirë dhe i shpejtë.
Për momentin të gjithë përdoruesit e celularëve mobilë kanë mundësi të përdorin këtë shërbim, përveç konsumatorëve të operatorit Vala Mobile, të cilët shumë shpejt do të kenë mundësi të jenë pjesë e ekosistemit të industrisë se telekomunikimit.
Që nga fillimi i këtij viti, kompania Fast Europe Ventures ka punuar me shpejtësi maksimale me operatorët lokalë dhe partnerë (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) për të sjellë në treg modelin m-payment (m-commerce) ne rajonin tonë – duke krijuar kështu një treg mbarëkombëtar.
"Duke u bazuar ne faktet se në Evropë mesatarja e një personi që shpenzon për vit në pagesat me celular sillet rreth 30-50 euro, në rajonin tonë me një mesatare prej 10 euro shpenzim për person gjatë një viti, pritet një qarkullim nga sistemet e pagesave në internet prej 15-20 milion euro për vit në 10 vitet e ardhshme", theksoi kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Fast Europe Ventures, Kushtrim Xhakli.
Modeli m-payment është model i përshtatshëm për monetizimin e mediumeve tjera digjitaleve si TV, radio dhe web. Portali Telegrafi.com është portali më i vizituar tek shqipfolësit si dhe partneri i parë implemetues i m-payments.
Drejtori menaxhues i portalit Telegrafi.com, Gani Lajqi me këtë rast theksoi: "Ne sot po hymë në një fushë të re garuese me tregun global në ofrim të shpejtë të informatës, shërbimit dhe qasjes. Telegrafi vitet e fundit ka dëshmuar se është portali me inovativ në tregun shqipfolës, ku posedojmë rreth 80% të tij. Bashkëpunimi me Fast Europe Ventures na shpie drejt një partneriteti të frytshëm që kemi ndërtuar në muajt e kaluar".
Vendi ku mund të vendoset shpallja juaj në mënyrën më të shpejtë është, http://www.telegrafi.com/shpallje - respektivisht butoni Shpallje.
Fast Europe Ventures mbulon rreth 2.8 milion konsumatorë të telefonisë mobile në rajonin tonë.
Ref: http://www.telegrafi.com/?id=46&a=3258